GRANDEMALL

Kurti kërkon respektim të masave anti-COVID: Varianti Omicron mund t’i përmbysë të arriturat në luftën kundër virusit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në takimin e Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës lidhur me COVID-19 u vlerësua se situata epidemiologjike është e qetë, por se kjo nuk guxon të shndërrohet në neglizhim të masave në fuqi kundër COVID-19.

Në këtë takim kryeministri Albin Kurti tha zbatimi i masave kundër COVID-19 është çështje urgjente dhe se çfarëdo lirimi i masave është i lidhur me zbatimin e masave në fuqi.

Kryeministri tërhoqi vërejtjen se prania e variantit Omicron të SARS COV-2 në shtete të ndryshme dhe mos-respektimi me përpikëri i masave në fuqi mund t’i përmbysë të arriturat e deritanishme në luftën kundër COVID-19.

Ndërsa, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se zbatimi me disiplinë i masave në fuqi, të cilat janë proporcionale në raport me gjendjen ekzistuese epidemiologjike do të ketë dy rezultate të prekshme.

GRANDEMALL

“Do ta na ndihmojë të mbajmë numrin e rasteve sa më të vogël, duke mos e ngarkuar personelin dhe infrastrukturën spitalore, rrjedhimisht edhe uljen e shpenzimeve kundër COVID-19 dhe do të ndikojë në nxitjen e vaksinimit të mëtejmë të popullatës me vaksinën kundër COVID-19, në veçanti të asaj kategorie që për arsye të ndryshme ende nuk ka marrë dozën e parë apo të dytë të vaksinës”, tha Latifi, transmeton Telegrafi.

Zbatimi i masave në fuqi, theksoi ai, është i lidhur drejtpërdrejt nga angazhimi konkret i institucioneve mbikëqyrëse, prandaj në këtë aspekt, kërkoj nga të gjitha inspektoratet brenda mandateve të tyre dhe nga Policia e Kosovës, që t’i përmbushin përgjegjësitë që i kanë.

Ministri ka folur edhe për rëndësinë e fuqizimit të vaksinimit kundër COVID-19, duke i bërë thirrje popullatës që të vaksinohen dhe ta kompletojnë këtë proces të rëndësishëm, në këtë kohë, kur varianti Omicron është regjistruar në disa shtete dhe përhapja e tij është mjaft e shpejtë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.