UBT

Kurti kërkon një Republikë të tretë për Kosovën

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Ish–kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se Kosovës i duhet edhe një Republikë e tretë, e cila sipas tij do të jetë republikë e zhvillimit.“Dy republikat që i kemi pasur deri më tani kanë krijuar vetëm ndarje në mes të qytetarëve dhe komunave. Ajo që e bënë këtë ndarje më së shumti është dialogu i Brukselit, i cili është duke u bërë në mënyrë të gabuar”, tha Kurti gjatë një diskutimi që u zhvillua në Lëvizjen FOL, në kuadër të Forumit FOL Hapur.

Mënyra më e drejtë sipas Kurtit, është të dialogohet me serbët e Kosovës për së afërmi në mënyrë që të mos ketë ndarje midis serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

RCCOLA

Ish-lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur edhe për Gjykatën Speciale.

Ai beson se Këshilli i Sigurimit të OKB-së nuk mund të merret me formimin e Gjykatës Speciale, pasi që sipas tij, fillimisht do të duhej të merrej me UNMIK-un.