GRANDEMALL

Kurti kërkon nga senatorët amerikanë mbështetje për anëtarësim e Kosovës në NATO

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar pas takimit me senatorët amerikanë. Ai tha se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme që shtetet demokratike të qëndrojnë së bashku kundër luftës së Rusisë në Ukrainë, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se Kosova qëndron krahë Ukrainës në këtë luftë.

“Në takimin tonë të përbashkët kam theksuar se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani që shtete demokratike të qëndrojnë bashkë kundër luftës agresore dhe ilegale të Russisë në Ukrainë., me këtë rast edhe njëherë e ritheksojmë solidaritetin dhe admirimin tonë për popullin e Ukrainës, lidershipin politik të tij dhe qëndrueshmërinë e luftës çlirimtare që po bëjnë”, tha Kurti.

Kurti deklaroi se Kosova ka mbështetur qëndrimin e SHBA-së për luftën në Ukrainë, teksa tha se senatorët i ka njoftuar edhe për sukseset e Kosovës.

FIDANISHTJA

“Në këtë kontekst Kosova ka mbajtur qëndrimin e njëjtë me ShBA-të, BE-në dhe shtete e NATO-s, ndërkaq në anën tjetër kemi autokracitë të cilët mund të jenë të ndara nga populli i tyre por po bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Në veçanti i njoftova senatorët për sukseset e shtetit të Kosovës, për të cilat ShBA-të kanë kontribuar aq shumë, si në luftë ashtu edhe në paqe , si para shpalljes së pavarësisë ashtu edhe pas saj”, ka thënë ai.

Kryeministri po ashtu tha se është e rëndësishme që ShBA-të të mbështesin anëtarësimin e Kosovës në NATO.

“Edhe në atë takim patëm kërkuar mbështetjen e SHBA-së për anëtarësimin e Kosovës në NATO për çfarë është e rëndësishme që Kosova të bëhet pjesë e programit të partneritetit për paqe drejt anëtarësimit të plotë”, ka thënë ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.