Hidromorava

Kurti kërkon dënim meritor për dhunuesit e 11-vjeçares: Dhuna ndaj grave dhe vajzave është çështje e sigurisë publike

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Edhe kryeministri Albin Kurti ka kërkuar dënim meritor për dhunuesit e vajzës 11 vjeçare.

Përmes një shënimi në Facebook, Kurti ka thënë se akte të këtilla brutale të dhunës ndaj fëmijëve, duhet të trajtohen me seriozitet të lartë, në nivel institucional por dhe në atë shoqëror e kulturor.

“Kërkoj nga organet e rendit dhe të hetuesisë që të vënë personat e dyshuar sa më shpejtë para drejtësisë, e që kryrësit të marrin dënimin meritor për këtë vepër kaq të rëndë e tronditëse, të dënueshme e të papranueshme”.

Kryeministri ka thënë se dhuna ndaj vajzave dhe grave është qështje e sigurisë publike.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave nuk është çështje private, por çështje e sigurisë dhe mirëqenies, publike e sociale”.

UBT

Ai ka thënë se vajza e mitur duhet të marrë përkrahje institucionale dhe shoqërore, përkujdesje maksimale dhe adekuate, shëndetësore e psikologjike.

“Nuk duhet lejuar që asaj t’i vidhet fëmijëria e t’i rrënohet jeta. As asaj, e asnjë vajze tjetër”.

Kurti ka thënë se duhet angazhim maksimal i të gjitha institucioneve, për të çuar përpara përpjekjet për ta çrrënjosur dhunën në bazë gjinore.

“Eliminimi i dhunës është detyrim i secilit veç e veç dhe i të gjithëve së bashku”, ka përfunduar Kurti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.