UBT

Kurti kërkon angazhim nga Prokuroria Speciale për dënim të kriminelëve të luftës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që të ndjekë e të dënoj kriminelët e luftës në Kosovë.

Kurti thotë në një status në Facebook se për tri vitet e fundit ka pasur mungesë në ndjekjen e krimeve të luftës.

“3 vite mungesë në ndjekjen e krimeve të luftës. Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës mundëson gjykimin në mungesë. Para tri vitesh, kërkesa e pashtershme për drejtësi për viktimat, ka sjellë deri te miratimi i një norme të këtillë juridike që mundëson mbarëvajtje të procesit gjyqësor pa praninë e të akuzuarit”, shkruan ai.

Kurti shton se pret angazhim dhe se kanë shtuar buxhetin për rritjen e numrit të prokurorëve special dhe bashkëpunëtorëve.

ARKATANA

“Qeveria pret angazhim me të madh në ndjekjen e gjykimin e krimeve të luftës. Për këtë, brenda vitit të parë kemi shtuar buxhetin për rritjen e numrit të prokurorëve special dhe bashkëpunëtorëve profesionalë. Po ashtu, po punojmë në krijimin e Institutit që do dokumentojë krimet e kryera gjatë luftës, e po punojmë zellshëm në hartimin e strategjisë për drejtësinë tranzicionale”, shton ai.

Tutje ai thotë se krimet e luftës nuk parashkruhen dhe se shteti ua ka borxh vënien e drejtësisë familjarëve të të vrarëve.

“Krimet e luftës nuk parashkruhen, por ditët e vitet ikin shpejtë. Me këto ikin edhe ata të cilëve shteti u ka borxh vënien e drejtësisë për familjarë të vrarë e për dhimbjen e papërballueshme e cila po mbetet pa përgjigje. Kriminelët e luftës duhet dënuar dhe për këtë është e nevojshme dhe e domosdoshme përgjegjësia më e lartë institucionale, në radhë të parë e Prokurorisë Speciale e pastaj e tërë sistemit. Pesha e përgjegjësisë e organeve të drejtësisë tejkalon atë profesionale dhe imponon veprim efikas. Këtë e kemi borxh”, përfundoi ai. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.