Fundamenti

Kurti kërkon aktivizim rreth çështjes së gjykimit në mungesë të kriminelëve të luftës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se edhe 22 vjet pas luftës, hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës ka mbetur çështje e heshtur e institucioneve dhe e sistemit të drejtësisë. Kurti përmendi edhe ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale para dy vitesh, ku edhe u lejua gjykimi në mungesë për kriminelët e luftës, shkruan Gazeta Express.

“Sot u mbushën dy vjet prej kur Kuvendi i Republikës së Kosovës pati ndryshuar Kodin e Procedurës Penale, duke mundësuar kështu gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës. 22 vite pas luftës, e dy vjet pas këtij plotësim-ndryshimi, hetimi dhe gjykimi i krimeve të luftës ende mbetet çështje e heshtur e institucioneve dhe e sistemit tonë të drejtësisë”, ka shkruar Kurti në një postim në “Facebook”.

Hidromorava

Më tutje kryeministri theksoi se janë duke punuar për rritjen e numrit të prokurorëve brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës për të mundësuar gjykimin në mungesë për kriminalet e luftës.

“Duke pasur prioritet adresimin e krimeve të kryera gjatë luftës, Qeveria jonë ka bërë sërish ndryshimet e nevojshme për të lehtësuar punën e institucioneve të drejtësisë për gjykimin në mungesë të kriminelëve të luftës. Jemi duke punuar edhe në rritjen e numrit të prokurorëve brenda Prokurorisë Speciale. Ndërkaq, me themelimin e Institutit për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, do të kemi më në fund dokumentim të qartë e të plotë mbi krimet e Serbisë në vendin tonë. Kosovës i nevojiten prokurorë aktivë e të mençur, dhe gjykatës efikasë e të ditur. S’kemi kohë për të humbur”, ka shkruar më tutje ai. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.