ARKATANA

Kurti: Kërkesa e Thaçit për gjendjen e jashtëzakonshme, e paarsyeshme, e palogjikshme, e papërgjegjshme, e padobishme

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kritikuar presidentin e vendit, Hashim Thaçi, për propozimin e tij për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend, si masë për frenimin e përhapjes së koronavirusit.

“Mbrëmë kishim një zhvillim të pazakontë, meqenëse presidenti i Republikës së Kosovës u angazhua për t’u shpallur gjendja e jashtëzakonshme në vendin tonë”, ka thënë Kurti fillimisht, në një konferencë për media, në natën e së mërkurës.

“Kishim edhe një mbledhje të Këshillit të Sigurisë, raportet e të cilit i marr përditë. Në këto raporte, ka një gjë të përbashkët: Te konkluza mbi gjendjen e sigurisë është ngjyra e verdhë. Nuk është ngjyrë portokalli, as ajo e kuqe. Situata është nën kontroll, dhe e menaxhueshme”, ka deklaruar ai.

“Por, përkundër kësaj, pikërisht në KS, u propozua që të kemi shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme nga ana e presidentit”, ka shtuar Kurti.

“Për bindjen time të fuqishme, kjo është e paarsyeshme, e palogjikshme, e papërgjegjshme, e padobishme”, ka deklaruar kryeministri i vendit.

Mobi Casa

“Në konsultën me presidentin pardje, edhe në mbledhjen e mbrëmshme, e përsërita qëndrimin tim, se i kemi marrë të gjitha masat e nevojshme…”, ka treguar Kurti.

Sipas Kurtit, nga Thaçi ishte “një insistim i parapërgatitur, me tekste të gatshme, që me çdo kusht të shkohet në shpallen e gjendjen e jashtëzakonshme”.

“Tash ne e dimë që jemi në pritje të përgjigjes së Kuvendit të Kosovës, për kërkesën e presidentit për dekretin e tij për gjendjen e jashtëzakonshme. Edhe sot jam i bindur se nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Është mundshme që një situatë e tillë të shfaqet në javët në vijim. Uroj që kjo të mos ndodhë, por jam i bindur se as mbrëmë, as sot, s’kemi nevojë për një gjë të tillë”, ka vlerësuar Kurti.

Sipas tij, gjendja e jashtëzakonshme “është masë ekstreme, më në skaj të së cilës nuk mund të shkosh më”. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.