UBT

Kurti: Kapitullimi vije pas Tribunalit, po na vulosin si të ndyrë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në fjalën e tij për Gjykatën Speciale i ka diskutuar të panjohurat dhe të njohurat e kësaj gjykate, sipas tij,njofton Klan Kosova.Kurti tha se krimet që dënohen lënë anash ato të paraluftës, dhe se kjo gjykatë nuk e njeh territorin e Republikës dhe se i gjithë ndërtimi i saj është në baza të jashtme dhe aspak nën sistemin kushtetues të Kosovës.

“Mbikëqyrja e punës së gjykatës nuk i nënshtrohen asnjë mbikëqyrje të këshillit gjyqësor dhe prokurorët të gjithë janë ndërkombëtar dhe emërohen kompletisht jashtë sistemit tonë gjyqësor”.

“Bëhet fjalë për aprovimin e diçkaje që nuk varet nga ata që do ta aprovojnë.”

“Në njërën anë do të jetë më shumë paslufte sesa paralufte dhe eliminohen krimet e paraluftës.”

“Kompetenca territoriale është shumë e çuditshme, ligji nuk e konsideron si Republikë.

“Me gjithë këtë trysni vendase e ndërkombëtare atë çfarë po shohim është se Kuvendi më shumë është bërë vendi ku ndërrohet vendimi sesa që shprehet ai.”njofton Klan Kosova.

“Amendamenti 7 thotë se dhomat e specializuara mund t;i ushtrojnë nevojat e tyre brenda dhe jashtë shtetit të Kosovës.”

Eco Higjiena

“Kjo ka të bëjë me një të panjohur. Në pikën tetë thuhet se një i paraburgosur mund të transferohet në një shtet të tretë.

“Kjo është me keq se burgu i Guantanamos, e këtu ku është Guantanamo nuk po dihet”.

“Për të qenë më keq se kaq nuk ka as ligj për ekstradim, bëhet fjalë për një situatë ku do të bëhet rrëmbimi i njerëzve nga Kosova në shtete të treta ku nuk dihet cilat janë ato.”

Ish-lideri i Vetëvendosjes theksoi edhe çështjen e OKB-së, uzurpimet e pasluftës, dhe rolin e partive politike, mediave dhe shoqërisë civile.

“Shtrohet pyetja pse Lista Serbe e përkrahte votimin, Lista Serbe është dashur ta dështojë dhe ta dërgoj në Këshillin e Sigurimit, është interesi i Beogradit për ta votuar vetë Kosova në parlament.”

“Kapitullimi vije pas tribunalit në formë të Gjykatës Speciale”

“Uzurpimet dhe krimet e pasluftës kanë ardhur pikërisht për arsyen se me vitin 1998 u çarmatos UÇK-ja”.