ARKATANA

Kurti-kancelarit austriak: Na ndihmoni për liberalizimin e vizave dhe për anëtarësimin në Këshillin e Evropës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar pas takimit me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer. Kurti tha se kancelarit austriak i ka deklaruar se Kosova është e orientuar për të përmbushur të gjitha kriteret që e ofrojnë shtetin me Bashkimin Evropian, shkruan Gazeta Express.

Më tutje, kryeministri deklaroi se Kosova është e gatshme që sikurse në rastin e afganëve, të ofrojë strehim edhe për shtetasit e Ukrainës.

“Qeveria jonë është e orientuar drejt reformave për të pambushur të gjitha kriteret që na ofrojnë sa më shumë në Bashkimin Evropian. E sigurova kancelarin se Kosova vazhdon të mbetet partner i qëndrueshëm dhe i besueshëm. Sikurse për refugjatët afganë, kemi ofruar ndihmën tonë edhe në rastin e Ukrainës. U jemi bashkuar sanksioneve kundër Rusisë dhe kemi shprehur gatishmërinë për të ofruar dhe mundësuar kushte pune për 20 gazetarë ukrainas dhe gatishmëri për strehim të deri 5 mijë refugjatëve”, tha ai.

Uji Dea

Kurti tregoi edhe për kërkesat që i pati ndaj kancelarit të Austrisë. Ai tha se i ka kërkuar, kancelarit Nehammer mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Poashtu Kurti tha se i ka kërkuar atij edhe shtyrjen përpara të vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Këshillin Evropian.

“Me kancelarin austriak biseduam për situatën e re politike dhe nevojën për kujdes të shtuar në këtë pjesë të Evropës. Potencova rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës si dhe përshpejtimin e agjendës së integrimit drejt anëtarësimit në BE. Nga kancelari kërkova që Austria të shtyjë përpara vendimin për liberalizimin e vizave në Këshillin Evropian të BE-së, sepse ky është një vendim i vonuar që po i dëmton jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset dhe ekonominë e Kosovës”, deklaroi ai. /Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.