Fundamenti

Kurti: Kam qenë rob lufte, SHBA mos të presë që unë ta shohë Serbinë me sytë e saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri Albin Kurti në një bashkëbisedim me Ditmir Bushatin në episodin e radhës të emisionit të tij “Public Square”, ka folur për raportet me SHBA-në.

Ai ka thënë se nuk pret nga Amerika ta shohë Serbinë sikurse e sheh Kosova, mirëpo sipas tij edhe pritjet e SHBA-së nuk duhet të jenë aq të larta.

“Amerikanët nuk duhet të presin që unë ta shoh Beogradin zyrtar me sytë e Departamentit të Shtetit. Unë kam qenë rob lufte, i burgosur politik dhe e di historinë e serbëve dhe shqiptarëve. SHBA dhe Serbia kanë njohje reciproke. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, SHBA janë dëshmitare, nuk janë viktima”.

UBT

“Prandaj unë Serbinë e njohë më mirë dhe nuk mund ta kem as të njëjtin qëndrim e as ndjeshmëri sikurse Departamenti i Shtetit. Raportet tona duhet të jenë si të aleatëve por qëndrimet tona nuk duhet të jenë të njëjta”.

Kurti thotë se paraardhësit e tij e kanë vështirësuar pozicionin e tij në ndërtimin e raporteve me ndërkombëtarët.

“Ambiciet e mia për kombin shqiptar janë më të mëdha se të SHBA-së dhe BE-së”, ka deklaruar mes tjerash Kurti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.