GRANDEMALL

Kurti: Jo vetëm që NATO-ja e mbron Kosovën, por edhe Kosova NATO-n

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryeministri i vendit Albin Kurti, ka thënë se jo vetëm që NATo-ja e mbron Kosovën, por edhe anasjelltas.

Duke folur në Seminarin e 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kurti ka thënë se Kosova e mbron historinë e suksesit të intervenimit të NATO-s në vend.“Edhe pse Kosova nuk është në NATO, NATO-ja është në Kosovë. Kosova është një pjesë e rëndësishme e historisë së NATO-s. Nuk jam pretencioz kur them se jo vetëm që NATO-ja e mbron Kosovën por edhe Kosova NATO-n, pasi ne e mbrojmë storien e suksesit të intervenimit të NATO-s në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Kurti: Serbia synon territorin e të tjerëve, por pa të tjerëtKryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka thënë se Serbia nuk synon të imponojë mënyrën e vet të jetesës te të tjerët, por territorin e të tjerëve, pa prezencën e të tjerëve.“Nuk jam i sigurt që Serbia synon të imponojë mënyrën e vet të jetesës te të tjerët, në të vërtetë ajo synon territorin e të tjerëve pa të tjerët, nuk kemi të bëjmë me mënyrën e jetesës me çështje kulturore ose fetare, kemi të bëjmë me ide tipike ekspansioniste të dominimit të këtij rajoni të Evropës, duke llogaritur në ndihmën nga Federata Ruse”, ka thënë Kurti.

Eco Higjiena

Ai tha se “duhet të jemi vigjilent sepse lidhjet në mes të Beogradit dhe Kremlinit janë të shumëfishta, janë të thella dhe nga aspekti ekonomik e ushtarak të gjera”.Ndërkaq shtoi se nuk ka ndonjë dallim në mes të Millosheviqit në të kaluarën dhe Putinit sot, sipas tij kemi të bëjmë me autokraci.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.