Hidromorava

Kurti: Jo muaj, as javë, barrikadat do të hiqen brenda ditësh

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për heqjen e 11 barrikadave në veri, të cilat kanë pamundësuar lirinë e lëvizjes. Ai ka thënë se barrikadat do të hiqen brenda disa ditëve.

Në një intervistë për mediumin boshnjak istraga.ba, Kurti ka thënë se nëse KFOR-i nuk i heq barrikadat, veprimin do ta kryejë Policia e Kosovës, transmeton Gazeta Express.

“Nëse këtë nuk e bënë KFOR-i, do ta bëjmë ne. S’mund të zgjasin për muaj. As për javë, por vetëm disa ditë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se barrikadat janë episodi i dytë në veri, që vjen si urdhër nga Beogradi.

“Ne kemi policinë tonë në veri, e cila tani është më e pranishme se më parë. Por ne kemi edhe njëmbëdhjetë barrikada. Këto barrikada ishin episodi i dytë i episodit të parë, që ishte se serbët nga veriu morën urdhër nga Beogradi që të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës”, ka thënë ai.

FIDANISHTJA

Duke folur për barrikadat, Kurti ka thënë se po përsëriten gabimet e viteve të ’90-a.

“Ata nuk janë krijues. Ata nuk dinë gjë tjetër veçse të përsërisin gabimet e viteve nëntëdhjetë kur ndërtuan barrikada në Bosnje dhe Kroaci. Pra, në një farë mënyre dinë vetëm të përsëriten. Unë mendoj se ata do të dështojnë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka deklaruar për mediumin se vendosësve të barrikadave direktivat politike edhe financat u vijnë nga Serbia.

Kryeminsitri Kurti ka thënë se popullata serbe në veri është e frikësuar nga strukturat ilegale, që janë bërë banda kriminale. Ai ka thënë se tani, kur s’kanë arsye, po bëhen më agresive se kurrë më parë. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.