UBT

Kurti: Jemi të pakrahasueshëm me qeveritë paraprake, sukseset janë të dukshme

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur Mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm. Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se sukseset e qeverisë së tij janë të dukshme, transmeton Telegrafi.

“Sukseset e Qeverisë janë më të dukshme e më të pranishme. Jemi të pakrahasueshëm me qeveritë paraprake”, tha ai.

Kurti po ashtu deklaroi se është vështirë të gjendet një subjekt politik që ka kaq aktiv forumin kryesor.

“Viti 2024 duhet të jetë vit i përgatitjes për procese zgjedhore për vitin 2025″, u shpreh kryeministri.

Në fjalimin e tij, ai përmendi edhe disa suksese që janë arritur në fushën e drejtësisë.

Mobi Casa

Kurti, po ashtu foli edhe për punësimin e të rinjve.

“Ma gjeni një qeveri që e dyfishon punësimin e të rinjve brenda një mandati”, theksoi ndër tjera ai.

Kryeministri gjithashtu tha se nga fillimi i mandatit të tij, buxheti është rritur për 35 përqind.

“Këta para nesh, pasuroheshin individët, e tash i ka kap sikleti se pse pasurohet shteti. Me neve ndryshon buxheti i shtetit, dhe jo kontot e individëve” tha ndër tjera kryeministri Kurti./Telegrafi/