Mobi Casa

Kurti: Jemi të kënaqur me rezultatin, synojmë të fitojmë kudo që jemi në balotazh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i LVV-së njëherit edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka thënë se dje u mbajtën zgjedhjet lokale të cilat ishin të lira, demokratike dhe fer.

Kurti tha se janë të kënaqur që kanë shkuar në balotazh në shumicën e komunave.

“Si kryetar i LVV jam i kënaqur të shoh kaq shumë kandidat tonë në balotazh. Është një shans që të vazhdojmë të flasim dhe të diskutojmë me qytetarët se si ti mbrojmë dhe avancojmë të arriturat në këtë gjysmë viti të qeverisjes. Ndryshimi real është shumë më shumë se fjalë”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se synojnë të fitojnë kudo që janë në balotazh.

UBT

Ai ka shtuar se si kryeministër është krenar që kishim miq nga BE-ja që vëzhguan demokracinë tonë që mund të shërbejë si shembull për vendet e rajonit

Ai shtoi se ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar nuk është për premtime të mëdha për probleme të vjetra.

“Jam i etur të punoj e bashkëpunoj me secilën komunë që vlerat tona të arrijnë në cdo lagje e secilën shtëpi. Do të punoj me secilin kryetar komune… Urime të gjithë kandidatëve, kjo është festë e madhe e demokracisë si zgjedhje dhe e politikës si shërbim. Kandidatët e LVV-së do të jenë të angazhuar për secilën votë”, tha Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.