KKVITI

Kurti: Jemi të gatshëm ta formojmë qeverinë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, pas takimit me Presidenten Jahjaga tha se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të formoj qeverinë.

Ai tha se më shumë preferon që ngërçin politik të zgjidhet dhe të bëhet debat përmes Kuvendit.

KKVITI

“Jemi të gatshëm për zgjedhje mirëpo jemi të interesuar që shumica parlamentare ta formojë qeverinë e re dhe ta nxjerrë Kosovën nga kriza politike e socio-ekonomike. Pra, prioritet dhe interesim i yni është që ta formojmë qeverinë. Ne asnjëherë nuk jemi kundër zgjedhjeve, por jemi të vetëdijshëm që në Kosovë nuk ekziston baza kushtetuese dhe ligjore për zgjedhje të reja”, ka thënë ai.