RCCOLA

Kurti: Jemi në një situatë të vështirë në lidhje me Asociacionin, presioni është tejet i madh

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur për median në Shqipëri në lidhje me propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Duke u ndalur te asociacioni Kurti tha se Kosova një shtet me popullsi 93% shqiptare, u shpall shtet multietnik dhe tashmë i kërkohet që të krijojë një asocacion një etnik.

Sipas tij Kosova nuk mund ta pranojë një asocacion një etnik, pavarësisht presionit të madh që ushtrohet mbi Prishtinën zyrtare, pasi është një thyerje e rendit kushtetues të saj.

“Marrëveshja e asosacionit nëse është e veçantë është se nuk e kaloj testin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës. Në një farë mënyre kjo marrëveshje është e vetmja nga 33 marrëveshjet që u rrëzua në gjykatë. 7 Kapituj i ka ajo marrëveshje por gjithsej në 23 nene e ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Kosovës me secilin nga 7 kapitujt”, deklaroi Kurti në Euronews Albania.

Kurti thotë se problemi i parë në dialog është se duhet t’i rregullojmë çështjet e pakicave kombëtare në shtetet tona.

Mobi Casa

“Unë e pranoj, normalizim të marrëdhënieve pa trajtuar çështjen e pakicave kombëtare nuk mund të ketë. Pakicat kombëtare me të drejtat e tyre në një vend janë ato që parandalojnë nacionalizmat hegjemonik e shovenist unë jam për parim të reciprocitetit. Por Beogradi asnjëherë nuk e ka marrë mundimin të tregoj pse plani i Ahtisaari që është në thelb të kushtetutës sonë nuk mjafton. Martti Ahtisaari ish-presidenti Filandez ka fituar çminim Nobel për paqen. Tash nëse Serbia dëshiron më shumë se sa propozimi i Ahtisaari që është me përplot me privilegje për serbët në Kosovë duhet të marr mundin e barrës së provës pse na qenka i mangët apo difektoz ky propozim”.

Kurti thotë se asociacioni monertnik e prish rendin kushtetues të Kosovës.

“Serbia nuk e pranon parimin e reciprocitetit dhe ne jemi në një situatë me të vërtet të vështirë. Para 15 vjetëve unë kam qenë kritiku më o madh i propozimit të Ahtisaari se më than se nuk bën që Kosova të shpallet shqiptare. Kosova u shpall e pavarur multietnike ndonëse se shqiptarë 93%, serb 4% dhe 3% etni të tjera. Pra 93% shqiptar than nuk bën të shpallet shqiptarë tash kur kremtojmë 15 vjetorin na thonë duhet një asosacion mono etnik pra 1 etnik”.

“Asosacioni i Komunave të Kosovës është multietnik pse u dashka të prishim rendin kushtetues edhe asociacionin ekzistues në komunat e Kosovës me një asosacion mbi baza etnike kur mbi baza etnike nuk na lejuan ta shpallim pavarësinë këtu e 15 vjet përpara faktorët ndërkombëtarë”.

“Andaj presioni që bëhet mbi Kosovën është tejet i madh dhe i padrejtë mirë po pozita jonë me argumente mbi diskutimin që bëjmë është tejet e volitshme. Nuk ka debat mbi asociacionin që zyrtarët tanë nuk e fitojnë”, shtoi Kurti.