RCCOLA

Kurti: Jemi në fazën e rritjes me Omricon, s’guxojmë t’i lirojmë masat

/ 2 minuta lexim

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vendi është në fazën e rritjes së rasteve me Omicron dhe për këtë arsye nuk guxojnë ti lirojnë masat pasi që gjendja se sistemit shëndetësorë sipas tij është e brisht.

Në seancën ku po diskutohet për pandeminë Covid-19, shefi i Qeverisë, i ka mohuar zërat se bota po i liron masat.“Nuk është e vërtetë që krejt bota po i liron masat. Sidomos në disa vende që janë në valën e rritjes së rasteve të variantit Omicron autoritetet shëndetësore po i shtrëngojnë masat. Polonia për shembull ka vendosur të gjithë nxënësit nga klasa e 5-të e sipër në mësime online. Edhe Kosova është në fazën e rritjes nuk guxojmë tash ne thjesht ta bëjmë shpejt e shpejtë një lirim të masave deri sa ta kalojë pikun e rasteve sidomos duke marrë parasysh gjendjen e brisht të sistemit tonë shëndetësorë”, ka thënë Kurti.

Mobi Casa

“OKB nuk e ka rekomanduar kërkesën e certifikatës së vaksinimit në kufij jo për shkak që nuk është pas efikase në aspektin epidemiologjik po për një arsye tjetër të vetme. Sepse ka vende të botës kryesisht në Azi dhe Afrikë që ende nuk kanë mjaft vaksina në dispozicion. Dhe prandaj kërkimi i certifikatave në kufi konsiderohet diskriminues”, ka thënë ai.