Fundamenti

Kurti: Jemi Kombi më i rëndësishëm në Ballkan, por kemi shtete të dobëta

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Në konferencën e Ambasadorëve me temë “Shqipëria në rajon nga periferi në qendër”, kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti u ndal tek roli i Shqipërisë në rajon. Kurti theksoi se politika e jashtme e Shqipërisë duhet të lidhet ngushtë me shqiptarët në rajon, duke iu referuar edhe zhvillime të dy ditëve të fundi në Maqedoni. Kreu i Vetëvendosjes tha se “Shqiptarët janë kombi më i rëndësishëm në Ballkan, por kemi shtete të dobëta”.

“Shqiptarët janë kombi më i rëndësishëm në Ballkan, por kemi shtete të dobëta në krahasim me vendet e tjera. Shqiptarët kanë shtete me ushtri, arsim dhe ekonomi të dobët. Politika e jashtme e Shqipërisë të lidhet ngushtë me shqiptarët në rajon”, tha Albin Kurti.

Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, në fjalën e tij e vuri theksin tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës, për të rritur ndikimin e dy shteteve shqiptare në rajonin e Ballkanit.

Uji Dea

Sipas tij edhe Shqipëria edhe Kosova kanë çfarë përfitojnë nga njëra-tjetra, transmeton A1Report.

“Ajo që vuajnë marrëdhëniet dypalëshe duhet të jetë pjesëmarrja e nivelit të mesëm në dialogun mes tyre. Resurset e prodhimit të qumështit janë fantastike, në Kosovë vetëm 40 % e qumështit është kosovare, po të kemi bashkërendim ne mund të bëhemi një faktor dhe të arrimë 80 apo 90% të prodhimit të tij”, u shpreh Minxhozi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.