UBT

Kurti: Jasharët i kanë paraprirë UÇK-së

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Në 27 vjetorin e sulmit të parë të forcave të armikut kundër familjes Jashari në Prekaz, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar këtë moment, duke ka thënë se kur forcat serbe i kishin shkuar familjes Jashari për t’i arrestuar e për t’ia marrë armët, ata s’e kishin pritur një rezistencë nga familja Jashari.

Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “në vitin 1991, si rezultat i survejimeve dhe ndjekjeve që bënte UDB-ja kundër disa grupeve nga Kosova që kishin kryer stërvitjet ushtarake në Shqipëri, kishin filluar të bëheshin shumë arrestime dhe ishin zënë shumë armë të sjellura në Kosovë nga këto grupe. Adem e Hamëz Jashari ishin në dijeni të këtyre arrestimeve e burgosjeve që po i bënte armiku në anë të ndryshme të Kosovës”.

Postimi i plotë i Kurtit

Hidromorava

“Në vitin 1991, si rezultat i survejimeve dhe ndjekjeve që bënte UDB-ja kundër disa grupeve nga Kosova që kishin kryer stërvitjet ushtarake në Shqipëri, kishin filluar të bëheshin shumë arrestime dhe ishin zënë shumë armë të sjellura në Kosovë nga këto grupe. Adem e Hamëz Jashari ishin në dijeni të këtyre arrestimeve e burgosjeve që po i bënte armiku në anë të ndryshme të Kosovës.

Në vazhdën e këtyre mësymjeve për arrestime dhe mbledhjen e armëve, në mëngjesin e 30 dhjetorit të vitit 1991, forca të shumta serbe rrethuan Prekazin dhe familjen Jashari. Në thirrjen e policisë për dorëzim, Babë Shabani me djemtë Rifatin, Hamzën dhe Ademin, u përgjigjen me krisma të pushkëve. Forcat serbe nuk e kishin pritur një rezistencë të tillë, ato kishin shkuar t’i arrestonin dhe t’i mbledhin armët. Mirëpo familja Jashari nuk i kishte rrokur armët që t’i dorëzonin. Ata kishin vendosur të luftonin për çlirimin e vendit, prandaj rezistuan gjithë ditën duke luftuar.

Atë ditë e nga ai vend, lindi shpresa dhe guximi për shumë djem e vajza që liria do të vie, sepse kemi njerëz që i dalin zot atdheut, që bëjnë edhe rezistencë të armatosur, pa kursyer veten e tyre. Jasharët i kanë paraprirë UÇK-së. Organizimi dhe mobilizimi për luftën çlirimtare që bënë ata për plot 7 vite, kulmoi me aktivizimin dhe shtrirjen e luftës çlirimtare në të gjitha pjesët e Kosovës së robëruar”, ka shkruar Kurti. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.