GRANDEMALL

Kurti: Jam i gatshëm t’ia jap dorën Vuçiqit nëse ndodh kjo gjë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për gazetën gjermane “Die Welt” ka thënë se nga data 1 shtator do të hyjnë në fuqi masat e reciprocitetit për targat dhe për dokumentet për hyrje-dalje, raporton Express.

Kreu i Qeverisë kosovare ka thënë se këto masa do të jenë në fuqi për një afat të pacaktuar kohor, megjithatë shton se është i gatshëm për marrëveshje.


Kurti ka thënë se është i gatshëm që t’i shtrëngojë duart me Vuçiqin “nëse Serbia pranon të heqë dorë nga kontrollet kufitare në të ardhmen”. Kryeministri kosovar ka thënë se edhe Kosova do ta bënte të njëjtën gjë dhe se me 1 shtator të këtij viti nuk do të kishte masa të reja në kufi.

FITORJA

“Por unë jam gati të shtrëngoj duart me Vuçiqin. Nëse Serbia pranon të heqë dorë nga kontrollet kufitare në të ardhmen, atëherë ne do të bëjmë të njëjtën gjë. Atëherë 1 shtatori do të ishte pa rregulla të reja”, ka thënë Kurti për Die Welt.

Kurti në këtë intervistë ka folur edhe për barrikadat dhe tensionet e 31 korrikut. Kreu i Qeverisë së Kosovës ka thënë se ato nuk u shkaktuan nga serbët e thjeshtë në atë pjesë por nga krimi i organizuar dhe oligarkët të cilët edhe marrin paga nga Serbia.

“Kjo ishte punë e porositur. Pasi u hoqën barrikadat, unë – në konsultim me SHBA-në dhe BE-në – e shtyva me 30 ditë vendosjen e masave”, ka potencuar kryeministri Kurti./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.