UBT

Kurti: Jam bartës i listës që respekton me përpikëri Kushtetutën e ligjet e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se është bartës i listës i cili i respekton dhe përfillë me përpikëri Kushtetutën dhe Ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës.

Gjatë homazheve që bëri në 15-vjetorin e vdekjes së ish-presidentit, Ibrahim Rugova, ai u pyet në lidhje me listën që ka nxjerrë Këshilli Gjyqësor i Kosovës, për personat që kanë probleme me ligjin e që nuk mund të kandidojnë për këto zgjedhje, pjesë së cilës listë është edhe Kurti.

Ai duke mos komentuar më gjatë, tha se është bartës i listës dhe i cili respekton dhe përfill Kushtetutën e Ligjet e Kosovës.

Uji Dea

“Unë jam bartës listë i cili i respekton dhe përfill me përpikëri Kushtetutën dhe Ligjet të cilat mbrojnë të drejtat e të gjithë neve dhe secilit prej nesh”, tha Kurti.

Ndryshe, në përgjithësi janë 47 kandidatë nga rreth 1 081, të cilët janë shpallur fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit, ndërsa Telegrafi merr vesh se në mesin e këtyre emrave është edhe Albin Kurti, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.