RCCOLA

Kurti: Jabllanoviqi nuk do të duhej të kishte vend në Qeverinë e Serbisë, jo më në të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lideri në largim i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka theksuar se protesta e djeshme kishte vetëm dy kërkesa: Largimin e ministrit Aleksandar Jabllanoviq dhe shndërrimin e ndërmarrjes “Trepça” në ndërmarrje publike.

“Pas protestës së djeshme po marrim raporte nga qendrat e VV-së dhe subjektet tjera pjesëmarrëse në protestë dhe informacione mbi të arrestuarit dhe të lënduarit. Protesta kishte dy kërkesa: e para shkarkimi i Jabllanoviqit dhe e dyta, mbrojtja e Trepçës përmes një ligji që do të bënte këtë ndërmarrje, publike. Nëse nuk plotësohen këto kërkesa, atëherë nuk po na mbetet asgjë nga Republika e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Kurti ka përsëritur faktin se ministri Jabllanoviq i ka quajtur nënat gjakovare dhe protestuesit në Gjakovë “egërsira” dhe kjo gjithsesi nuk mund të tejkalohet.

“Këta që na mohojnë historinë dhe sulmojnë ekonominë po na refuzojnë qenien tonë. Një ministër i tillë nuk do të duhej të qëndronte as në Qeverinë e Serbisë e jo më në të Kosovës”, ka thënë Kurti, gjatë një konference për shtyp. /Telegrafi/

Kurti: Dhuna e djeshme më e vogël se Jabllanoviqi

Fundamenti

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se e gjithë dhuna e ndodhur dje në protest është më e vogël se sa vet Ministri për Komunitete dhe Kthim, Aleksandër Jabllanoviq.

Në një intervistë dhënë ekipit të Klan Kosovës e dedikuar televizionit tiranas, ABC News, ai nuk deshi asessi të krahasojë dhunën ndaj civilëve me atë ndaj policisë.

Kreu i Vetëvendosjes tha se “nuk e kishte paramenduar një trazirë të tillë të martën, por policia” sipas tij “ishte ajo qe e kishte planifikuar të ushtrojë dhunë ndaj protestuesve”.

Ai paralajmëroi se “shumë shpejt do të organizohet edhe një protestë e radhës me qëllim të njëjtë, siç është shkarkimi i Jabllanoviqit dhe futja në fuqi e Ligjit për Trepçën, që do ta bënte atë ndërmarrje publike”.