ARKATANA

Kurti: Invazioni rus në Ukrainë është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ajo që po ndodh në Ukrainë është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Ai theksoi se Kosova është e orientuar me BE-në e NATO-n, e po ashtu edhe me SHBA-të e Mbretërinë e Bashkuar, në përkrahje të popullit të Ukrainës.

“Sot është një mëngjes i trishtë në Evropë. Në këto qaste ku jemi ne në Prishtinë, në Ukrainë po ndodh invazioni rus, i cili është agresioni më i madh ushtarak që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Ne solidarizohemi me popullin e Ukrainës, dhe jemi të orientuar bashkë me BE-në dhe NATO-n, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Mbretërinë e Bashkuar, për sovranitetin shtetëror, integritetin territorial, pavarësinë e vendit dhe të drejtën e vetëvendosjes për popullin e Ukrainës”, theksoi kryeministri Kurti.

Ndryshe, presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se trupat e tij do të ndërmarrin veprime në rajonin e Ukrainës të kontrolluar nga separatistët, të cilin ai e shpalli të pavarur këtë javë.

Mobi Casa

Shtatë persona kanë vdekur si rrjedhojë e bombardimeve nga forcat ruse, thotë policia ukrainase.

Zyrtarët thonë se një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa-s vrau gjashtë persona dhe plagosi shtatë.

Nëntëmbëdhjetë persona janë gjithashtu të zhdukur.

Ministria ukrainase e Mbrojtjes, ka njoftuar se forcat e saj i janë kundërpërgjigjur trupave ruse – duke i shkaktuar humbje të mëdha. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.