Kurti insiston në zgjedhje të reja: Kemi nevojë për Kuvend të ri, president të ri, qeverisje të re

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se opozita nuk është duke shkaktuar dhunë, por se dhunë është Zajednica.
Ai ka thënë se opozita nëpërmjet protestave po kërkon zgjedhje të parakohshme dhe përfundimin e përpjekjeve për ngjalljen e Zajdenicës e cila, sipas tij, ka vdekur me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe me protestat masive.
Kurti ka thënë se vendi ka nevojë për një Kuvend të ri, i cili do ta zgjedhë presidentin e ri dhe një qeverisje të re, por që këto të dalin pas zgjedhjeve të reja parlamentare.