Eko Higjiena

Kurti: Ideja për shkëmbimin e territoreve do të thotë përgaditje për luftë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën serbe Danas duke folur kështu edhe për propozimin për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan Insajderi.

Kurti ka thënë se ideja e tilla për shkëmbimin e territoreve janë të dëmshme dhe me pasoja të padurueshme. Ka thënë se këto ide vinë nga politikët autoritarë në Serbi.

“Kishte ide të ndryshme për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit, por këto janë teza të dëmshme me pasoja të padurueshme. Këto ide vijnë nga politikanët autoritarë në Serbi, të cilët konsiderojnë se territori është pronë private e sundimtarëve dhe jo një shtet i shtetasve të shtetit. Politikanët autoritarë nuk e pranojnë Republikën sepse ato kryesisht nuk kuptohen. Ata janë tregtarët e mallrave, për ta gjithçka është një mall vlera e të cilit llogaritet”, ka thënë Kurti në këtë intervistë.

Fundamenti

Kurti ka thënë se tema për shkëmbimin e territoreve do të thotë përgatitje për një luftë të re.

“Duke folur për ndarjen dhe shkëmbimin e territorit do të thotë përgatitje për një luftë të re”, ka thënë Kurti.