ARKATANA

Kurti ia lë fajin IKSHP’së për gjendjen e rënduar me COVID-19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri Albin Kurti ia ka lënë fajin Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për situatën e rënduar me COVID-19 gjatë muajve të fundit, raporton Express.

Përmes një video që e ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook, Kurti ka thënë se kanë vepruar në përputhje me rekomandimet e IKSHP’së.

Ai ka deklaruar se në qershor e korrik s’kanë marrë masa, meqenëse numrat ishin tejet të ulët.

Hidromorava

“Sot mund të duket sikur mund të bënim më shumë gjatë muajve qershor dhe korrik, por gjendja atëherë ishte krejt ndryshe. Po të merrnim masa ekstreme të kufizimit kur numrat ishin tejet të ulët do të ishte mbi e tej reagim. Edhe atëherë, edhe sot, ne kemi vepruar në përputhje me rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe me situatën në terren ku numri i rasteve të reja ishte shumë i iulët deri në fillim të muajit gusht e madje gjatë tërë dhjetë ditëshit të parë”, ka thënë Kurti.

Tutje, ka thënë se si Qeveri e marin përgjegjësinë që iu takon dhe se janë në krye të detyrës me përkushtimin më të madh.

“Për shembull më 8 gusht nuk kishim asnjë të vdekur, më 13 gusht vetëm një të vdekur, kurse më 28 gusht, pra 15 ditë më vonë, 36 të vdekur. Rritja ishte e befasishme, e paparashikuar. Ekspertët e prisnin një valë të variantit delta, por jo aq herët e as me rritje aq të shpejtë. Ne morëm masa, dhe po veprojmë në kohë reale. Si qeveri çdoherë marrim përgjegjësinë që na takon dhe jemi në krye të detyrës. Këtë po e bejmë përditë me përkushtimin më të madh”, shtoi Kurti./Gazeta Express

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.