UBT

Kurti ia konfirmon Borrellit gatishmërinë për takim me Vuçiqin në Bruksel

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në përfundim të ditës së dytë të qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.

Sipas njoftimit të lëshuar nga kabineti i Kryeministrit, më takimin e kryeministrit Kurti me Borrell u diskutua për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është palë konstruktive që angazhohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke.

Në shërbim të kësaj, ai tha se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesave për takime të liderëve nëse ka vullnet të njëjtë nga pala serbe, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu tha se e mirëpret koordinimin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces të rëndësishëm.

Në takimin e kryeministrit Kurti me Borrel ishin të pranishëm edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Uji Dea

Ndryshe, po sot paradite Kurti ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri e informoi Lajçakun, me mbarëvajtjen e reformave të nisura në ekonomi edhe në drejtësi, për prioritetet e Qeverisë për sundimin dhe përpjekjet për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, e për të garantuar drejtësi për të gjithë qytetarët.

U bisedua për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel, për dialog parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

Lajçak në një postim në Twitter bën të ditur se kanë biseduar për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa njoftoi se takimi i radhës ndërmjet dy negociatorëve, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq do të mbahet të martën.

“I gëzuar të fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti…Ne patën një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë, në takimin e së martës ndërmjet kryenegociatorëve të dy vendeve”, tha Lajçak. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.