Uji Dea

Kurti i tregon Zbogarit pse kundërshton dialogun

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë me dije se drejtuesit e saj kanë takuar sot shefin e zyrës së BE-së dhe përfaqësues special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar.

Në takim u bisedua për procesin e dialogut politik mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga Baronesha Ashton. Albin Kurti shpjegoi arsyet pse Lëvizja Vetëvendosje është kundër dialogut politik, i cili po bëhet pa kushte ndaj Serbisë dhe për çështjet e brendshme të Kosovës”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VV.

“Vetëm trajtimi i Kosovës si shtet i pavarur, sovran e i barabartë e jo si një rast i veçantë, garanton zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme të problemeve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë”, kanë thënë drejtuesit e VV-së në takim me Zbogar.

Mobi Casa

Në komunikatë thuhet se Vetëvendosje ka paraqitur qëndrimin se, “pa luftimin e strukturave ilegale të Serbisë në Kosovë nuk mund të ketë integrim të qëndrueshëm institucional e shoqëror të pakicës serbe në Kosovë”

“Albin Kurti tha se luftimi i strukturave ilegale shtetërore të Serbisë do të duhej të bëhej paralelisht me zhvillimin ekonomik në Mitrovicë bazuar në prodhim e që do të bënte zvogëlimin e papunësisë”, thuhet në kumtesën e VV.

VV kërkoi që “BE-ja, në vend se të akomodojë kërkesat e udhëheqjes së re të Serbisë, të ushtrojë presion ndaj tyre ngase mënyra se si ata po sillen në raport me Kosovën dhe integritetin territorial e sovranitetin e Kosovës, por edhe historiku i tyre, duhet të jenë të papranueshme për BE-në”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.