Fundamenti

Kurti i thotë ambasadores zuedeze: Thaçi po e vë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka thënë ambasadores së re suedeze në Kosovë, Karin Hernmarck Ahliny, se dialogu Kosovë-Serbi ka kaluar në aventurë të rrezikshme të presidentit Hashim Thaçi.

Sipas Kurtit, Thaçi tani po e vë në pikëpyetje shtetësinë dhe integritetin territorial e institucional të Kosovës.

Në njoftim nga Vetëvendosje për këtë takim me ambasadoren suedeze, thuhet se Ahliny u “interesua mbi gjendjen e përgjithshme politiko-institucionale dhe socio-ekonomike në Kosovë, si dhe shprehu interesim të veçantë të informohet nga afër rreth programit politik dhe qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje mbi zhvillimet e fundit dhe dialogun Kosovë-Serbi”.

UBT

“Kryetari Kurti e informoi Ambasadoren për qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! karshi dialogut Kosovë-Serbi i cili ishte nga fillimi dialog pa parime dhe si tillë nuk solli ndryshime pozitive në vend. Ky lloj dialogu kaloi në fund në adventurë të rrezikshme e personale të Presidentit Thaçi e cila vë në pikëpyetje shtetësinë dhe integritetin territorial e institucional të Republikës së Kosovës.

Tutje, Kryetari Kurti shpalosi parimet dhe prioritetet programore të Lëvizjes, të orientuara në shtetndërtim demokratik dhe zhvillim socio-ekonomik. Ai theksoi dosmosdoshmërinë e luftimit të krimit e korrupsionit si për sistemin e drejtësisë ashtu edhe për investimet në ekonomi, reformat në arsim dhe shëndetësi. Gjithashtu, Kryetari Albin Kurti e njoftoi ambasadoren me përgatitjet e protestës paqësore të ditës së shtunë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.