Fundamenti

Kurti i shkruan letër pasuesit të Eliot Engel në Kongres, e uron për detyrën e re

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka uruar kongresistin amerikan Gregory Meeks për zgjedhje e tij si drejtues i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në ShBA, raporton Gazeta Express.

Të njëjtën pozitë e ka ushtruar deri më tani miku i Kosovës, kongresisti Eliot Engel.

ARKATANA

Kurti përmes një letre që mban datën 11 dhjetor 2020, ka uruar kongresistin Meeks duke thënë se beson që Kosova do të vazhdojë ta ketë si aleat në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit.

“I nderuari Gregory Meeks:Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.Jemi të lumtur me lajmin e zgjedhjes tënde si drejtuesi i radhës i Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Duke qenë në dijeni të kontributit që keni dhënë për vendin tonë në kohët më vendimtare për ne, sikurse vota kundër ndalimit të fondeve për ndërhyrje ushtarake në Kosovë në vitin 1999 dhe bashkësponsorimi i rezolutës për pavarësinë e Kosovës në vitin 2002, ne besojmë që vendi ynë do të vazhdojë të ketë një aleat dhe mik si drejtues të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Agjenda juaj progresive, e shtyrë përpara në mandatin tuaj si anëtar i Këshillit të shtetit të Neë York-ut dhe pastaj si kongresist, na inspiron të gjithëve”, thuhet ndër të tjera./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.