UBT

Kurti i shkruan evropianëve për emigrantët kosovarë në Hungari

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me situatën e emigrantëve nga Kosova që po mbahen në kampe a burgje të Hungarisë, iu ka dërguar letër homologut hungarez, Mihaly Balla, komisioneres së Komisionit Evropian për Çështje të Brendshme, Cecilia Malmström, raportueses për Kosovë në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunacek dhe anëtares së Komitetit të Parlamentit Evropian për Liritë Politike, Drejtësinë dhe Çështje të Brendshme, Tanja Fajon.

“Po ju shkruaj për t’ua komunikuar shqetësimin tim rreth trajtimit të emigrantëve nga Kosova, të cilët aktualisht janë duke u mbajtur në kampe dhe burgje Hungareze. Raportet e medieve kanë treguar se, në muajt e fundit, rreth 5,400 persona kanë ikur nga Kosova, shumica e të cilëve janë aktualisht të vendosur në Hungari. Siç kanë raportuar mediet, shumica e tyre po mbahen në kampe të refugjatëve, ndërsa një numër i tyre gjinden në burgje”, thuhet në letrën e Kurtit.

ARKATANA

Më tej Kurti shkruan se gjëja më shqetësuese për t’u theksuar është fakti që ata janë duke u trajtuar në mënyrë çnjerëzore, pasi sipas tij, janë marrë informacione nga autoritetet lokale rreth abuzimeve dhe keqtrajtimeve në kampe dhe burgje.

“Me këtë rast, ju bëj thirrje që me të gjitha mjetet në dispozicionin tuaj të bëni thirrje drejt autoriteteve Hungareze, si anëtare e Bashkimit Evropian, që të respektojnë detyrat e tyre ndërkombëtare ndaj emigrantëve nga Kosova, në lidhje me trajtimin e tyre dhe të drejtës së tyre për vlerësim të duhur të situatës. Në veçanti, unë do të insistoja fuqimisht që të tërheqim vëmendje eksplicite tek dispozitat e përfshira në Konventën e vitit 1984 kundër Dhunës, Trajtimit, dhe Ndëshkimeve Mizore, Çnjerëzore ose Poshtëruese”, thuhet në letrën e Kurtit. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.