GRANDEMALL

Kurti i premton Turqisë shqyrtimin e vendosjes së ambasadës në Jerusalem

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, e ka përfillur shpejt letrën që ia dërgoi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan. Ai ka deklaruar se Ambasada e Kosovës në Jerusalem dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike me shtetin e Izraelit, janë çështje të rëndësishme për vendin.

Por në një takim me ambasadorin e Turqisë, Çagri Sakar, Kurti gjithashtu ka thënë se vendndodhja e ambasadës është çështje që do të shqyrtohet, raporton Gazeta Express.

“Rreth vendit se ku do të vendoset ambasada është një çështje që do të shqyrtohet duke parë edhe dokumentacionin e qeverisë në ikje”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Sipas njoftimit të LVV-së, ambasadori turk e ka uruar Kurtin për rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se Turqia është e interesuar të bashkëpunojë me qeverinë e ardhshme.

“Kryeministri në ardhje, Kurti e informoi Ambasadorin për prioritetet e qeverisë së tij dhe potencoi se në raport me Turqinë do të fokusohemi në shtimin e marrëdhënieve tona bilaterale, posaçërisht në fushën e zhvillimit ekonomik”, thuhet tutje në njoftim.

UBT

Benjamin Netanyahu, kryeministër i Izraelit, vendit të fuqishëm aziatik me të cilin Kosova zyrtarizoi njohjen reciproke, në letrën e urimit, i ka thënë Albin Kurtit se do të ishte i lumtur ta mirëpriste në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Ndërkohë presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan i shkroi Albin Kurtit duke ia kërkuar saktësisht të kundërtën, rishikimin e vendimit për vendosjen e ambasadës në Jerusalem.

Mes urimeve, Erdogan ka thënë se mirëpret qëndrimet e partisë së Albin Kurtit, se do të shqyrtohet vendimi i Kosovës për vendosjen e Ambasadës në Jerusalem. Ai i ka thënë Kurtit se po të shmangej një hap i tillë do të bëhej gjëja e dobishme.

“Për më tepër, jam i kënaqur, kur mësova për qëndrimin e partisë suaj që, nëse vjen në pushtet, do ta rishikojë angazhimin e Kosovës për hapjen e Ambasadës në Jerusalem. Besoj se do të ishte e dobishme që të shmangej një hap të tillë, i cili mund t’i shkaktonte dëme të mëdha Kosovës”, shkruhet ndër tjerash në letrën e presidentit turk.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.