UBT

Kurti i përgjigjet opozitës: Mos aktroni nxitimin kur reciprocitetin keni mundur ta bëni para 11 vjetësh

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur opozitës, të cilët e kritikuan për vendimin që të shtyjë deri më 1 shtator implementimin e vendimeve për reciprocitetin me Serbinë, për letërnjoftimet dhe targat.

Duke iu drejtuar opozitës, Kurti ka thënë se “s’mund të aktrojmë nxitimin për një gjë që është tash e 11 vjet”.

“Tash kur po diskutojmë për reciprocitetin, më mirë është të kishte ndodhur më 1 gusht. Por, unë them se më mirë është më 1 shtator se fare. A më së mirti kishte me qenë në vitin 2011 kur jeni marrë vesh në Bruksel”, është shprehur kreu i ekzekutivit, raporton Telegrafit.

Hidromorava

Tutje, ka thënë se vendimi është marrë pasi fushata dezinformuese e Beogradit ishte e egër.

“Për shkak të fushatës së madhe të dezinformimit, kemi marrë kërkesë nga SHBA-ja që ta shtyjmë ekzekutimin e vendimit deri më 1 shtator. Pra, për shkak të fushatës së egër të Beogradit e jo për shkak të mungesës së fushatës tonë informuese”.

“Ne nuk besojmë që s’kemi bërë fushatë të mirë e të mjaftueshme. Për 10 minuta u ngritën 9 barrikada dhe u dëshmua edhe njëherë se janë të organizuara nga regjimi i Beogradit. Në rrethanat që ndodhemi, kemi marrë vendimin e duhur. Jemi të vendosur në atë që bëjmë dhe kemi mbështetjen e faktorit ndërkombëtar”. /Telegrafit/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.