United Hospital

Kurti i kundërvihet PAN-it: Pse Qeveria Haradinaj s’vendosi reciprocitet ndaj Serbisë?

/ 5 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në seancën e jashtëzakonshme të thirrur si pakënaqësi ndaj paralajmërimit për heqjen e taksës.

Kurti i ka falënderuar deputetët për seancën, siç tha ai, për pamundësinë që të bisedojnë hapur.

“Edhe në fushatën zgjedhore edhe pas saj, edhe sot e kësaj dite, jemi angazhuar dhe angazhohemi për zëvendësimin e tarifës me parimin e reciprocitetit të plotë. Ky në fakt është obligim i shtetit tonë, meqë në vitin 2011 është miratuar një rezolutë me të cilin ne e kemi shprehur qëndrimin tonë me tri pika, qeveria të marrë masa të reciprocitetit, Ministria e Tregtisë ta nxisë bashkëpunimin me prodhuesit vendorë dhe pika e tretë: Qeveria t’i forcojë të gjithë mekanizmat shtetërorë për ta siguruar zbatimin e përpiktë të reciprocitetit.

Më 7 dhjetor kanë qenë tre deputetë të Aleancës, që kanë votuar për këtë mocion, dhe kanë qenë katër deputetë të PDK-së që kanë votuar kundër këtij mocioni”, ka thënë ai.

Kryeministri Kurti tha se aplikimi i taksës është shfrytëzuar si pretekst nga shteti serb për të refuzuar dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Aplikimi i tarifës u shfrytëzua si pretekst nga Serbia për të refuzuar dialogun, dhe si rezultat Kosova u bë subjekt i trysnisë ndërkombëtare ndërsa në anën tjetër efekti i tarifës ka qenë minimal, për shkak se nuk është zbatuar. Në bisedimet që janë zhvilluar deri më tani me Serbinë, janë prezantuar disa marrëveshje që gjoja mundësojnë lëvizjen e lirë, qoftë edhe përmes improvizimeve”, ka thënë ai.

“Deri më tani dialogu me Serbinë në thelb është bërë mbi e rrotull e për statutin e Kosovës, me vendosjen e reciprocitetit dialogu do të mundë të orientohet drejt zgjidhjeve të pengesave një nga një. Në vend se të dialogojmë me Serbinë për territorin, do të dialogojmë për pikat që e reflektojnë sovranitetin e vendit, të jemi sovran kur të diskutojmë. Çdo heqje e një barriere, nënkupton një njohje më tepër nga ana e Serbisë. Ne duhet ta detyrojmë Serbinë që të na njoh një nga një të gjitha dokumentet që lëshon Republika e Kosovës. Unë besoj që qëndrimi im është qëndrimi duhur për të ecur përpara. Ka versione shumë më të mençura se si t’i arrijmë qëndrimet, ju të gjithë e dini se ka shumë pengesa për të eksportuar në Serbi, të kalojmë në ofensivë, e jo të detyrohemi që të arsyetojmë tarifën tonë”, shton Kurti.

Kryeministri thotë se Serbia ndaj Kosovës është duke i bërë dy barriera, raporton Gazeta Express.

Eco Higjiena

“Serbia po i përdor ndaj nesh dy barriera, edhe sporadike edhe sistemike, por, sidomos sporadike, në vend të ngjarjes. Serbia nuk e njeh asnjë dokument që lëshohet nga Kosova, pra reciprociteti si koncept që buron nga barazia, i problematizon të gjitha këto shkelje të Serbisë. Marrëveshja për reciprocitet e cila në një far mënyre është bërë edhe në Bruksel, nuk është zbatuar nga ana jonë. Mund ta bëjmë bashkë, propozuesi i seancës kërkoi unitet, dakord jam, barrierat jo tarifore dhe gjitha ato masa që nuk përfshihen, organizata botërore e tregtisë i ka përkufizuar pak a shumë në tri”, tha i pari i Qeverisë, derisa ia ka përmendur PAN-it se qeveria e kaluar fillimisht nuk kishte vazhduar me reciprocitet të plotë.

“Para dy viteve në Kosovë nuk ka pasur vezë të importuara, tash ka sepse lënda e parë e drithit për shpezët është shumë më e shtrenjtë, këtë e kam mësuar nga bisedimi me prodhuesit vendorë, me produkte finale hap vende të punës dhe nuk mund të jesh i pandjeshëm krahas saj.

Tarifa ju e dini që fillimisht ka qenë 10%, pse nuk ishte që në fillim 100%, a e kuptoni edhe vënia e tarifës ka qenë graduale.

Është interesant, që Qeveria e kaluar, me tarifën i ka pasë 14 muaj, Serbia nuk ndryshoi brenda 14 muajve, nuk qëndron ky argument, 14 muajt e parë nuk ka pasur tarifë, ndoshta nuk është me pas, është dashtë me u apliku reciprociteti. Është dashtë të instalohet reciprociteti”, tha Kurti.

“Tjetra, unë jam takuar me odat dhe me shoqatat, e do t’i takoj edhe importuesit, edhe ata të cilët kanë importuar mallra nga Serbia, ata ndërmarrës të fuqishëm të vendit tonë të dashur.

Nga këto takime të cilat i kam zhvilluar kam ardhur te qëndrimi i duhur përpara sa i përket tarifës, e ky është që qeveria ta shpreh si gjest të vullnetit të mirë ndaj faktorëve ndërkombëtarë, pikërisht atë që po na kërkojnë prodhuesit vendor”, shtoi ai, derisa e përmendi se vendet e QUINT-it dhe BE-ja kishin kërkuar që të bëhet pezullimi i taksës.

“Unë po e bëj një hap të vullnetit të mirë, i mbetet Serbisë të dëshmohet, edhe me 13 gusht të vitit 2019-të, qeveritë e QUINT-it dhe BE kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët, ku kanë kërkuar që Kosova ta pezullojë tarifën, e që Serbia ta pezullojë fushatën për çnjohje. Është tejet e rëndësishme për ta luftuar mafien ballkanike.

Pra, Serbia duhet të dëshmohet duhet të deklarohet që po e pezullon fushatën për çnjohje, dhe po e bëmë ne me 15 mars heqjen e tarifës me vendim qeverie, atëherë presim nga Serbia që të dëshmohet me eliminimin e barrierave, dhe me pezullimin e kësaj fushate aspak moderne, sa i përket çnjohjes së pavarësisë”, tha kryeministri. /GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.