Eko Higjiena

Kurti i kërkon Tiranës të shprehet kundër manovrave manipulative të Thaçit rreth kufijve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, në një takim me ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, ka kërkuar që Tirana të dalë me një qëndrim kundër idesë së Hashim Thaçit për shkëmbim të tërritoreve.

Në këtë takim, Kurti shpjegoi qëndrimet e Lëvizjes në raport me zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, të cilat, siç thuhet në kumtesën për media të Vetëvendosjes, kanë nxjerrë në pah rrënimin e demokracisë në vend përmes bllokimit që Qeveria i ka bërë Kuvendit të Kosovës dhe dialogut të gabuar e pa parime me Serbinë, që po zhvillon një president i papërgjegjshëm si Thaçi.

Uji Dea

Në takim u theksua nevoja që Tirana zyrtare të shprehet hapur kundër manovrave manipulative që po ndërmerr Hashim Thaçi, të cilat rrezikojnë të copëtojnë dhe degradojnë shtetin e Kosovës, me pasoja për gjithë kombin shqiptar dhe në shpërputhje me vullnetin e popullit dhe të shumicës shqiptare të deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

Kosova ka nevojë të forcohet e konsolidohet si shtet ekonomikisht, politikisht dhe ushtarakisht, duke u orientuar nga Republika e Shqipërisë për të hequr të gjithë llojet e kufijve që po na mbajnë të ndarë, thuhet në kumtesën e Vetëvendosjes.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.