RCCOLA

Kurti: I bëj thirrje Serbisë të ndërpresë nxitjet për dhunë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri i vendit Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm me granatë dore në ndërtesën e komunës së Mitrovicës së Veriut.

Kurti në Twitter tha se fatmirësisht nga ky sulm nuk u lendua askush.Teksa i ka bërë thirrje Serbisë që të ndërpresë nxitjet për dhunë para se siç tha ai, të humbasin jetë.

Uji Dea

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në N. Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka shkruar Kurti.

Ndryshe, në orët e vona të mbrëmjes të së hënës, persona të dyshuar kanë sulmuar me mjet shpërthyes komunën në Mitrovicë të Veriut.