FITORJA

Kurti: Hoxhaj po i ikë raportimit në Komision

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Albin Kurti e ka cilësuar të papërgjegjshëm vendimin e ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj për të mos raportuar para këtij komisioni. Kurti ka thënë se është tërësisht e papërgjegjshme që konfirmimi për raportim të bëhet të premten, ndërsa të anulohet të hënën.

“Si është e mundur që Hoxhaj të premten pasdite nuk ka qenë i njoftuar për udhëtimin që do ta ketë të hënën. Udhëtimet zyrtare janë të planifikuara dhe nuk dalin papritur. Edhe nëse ndodh, raportimi në Komision parimisht ka prioritet”, ka theksuar Kurti.

UBT

Sipas Kurtit, duket që ministri Hoxhaj nuk dëshiron të vijë për të raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme, sidomos jo para ratifikimit të marrëveshjes Thaçi-Daçiq dhe sidomos jo për çështjen e dorëheqjes së Lulzim Peci dhe qëndrimet e mëpastajme të MPJ-së për këtë çështje.

Kabineti i ministrit Hoxhaj njoftoi sot se ministri e ka të pamundur të raportojë në Komision, siç ishte e paraparë, meqë sot do të udhëtojë për në Luksemburg ku mbahet takimi i të gjithë ministrave të Punëve të Jashtme të shteteve anëtare të BE-së. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.