United Hospital

Kurti: Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se lajmi për masakrën e Reçakut ka arritur në çdo cep të botës, shkruan Gazeta Express.

Ai deklaroi se në këtë masakër janë vrarë 45 civil të pafajshëm dhe të paarmatosur, përfshirë gra e fëmijë.

“Nëse nuk tronditemi sot diçka nuk është mirë me ndërgjegjen tonë. Më 15 janar të vitit 1999, Reçaku në orët e hershme të mëngjesit u gjet i rrethuar nga policia speciale, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe. Atë ditë ata vranë 45 civilë të paarmatosur e të pafajshëm, mes tyre gra dhe fëmijë. Lajmi i krimit që ndodhi tek shtëpia e Sali Osmanit dhe tek ‘Kodra e Bebushit’, arriti në çdo cep të botës”, deklaroi ai.

UBT

Kurti tha se historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun.

“Historia e Kosovës së pavarur nuk mund të shkruhet pa Reçakun, njësojë si nuk mund të shkruhet pa Prekazin, Mejën, Krushën e Madhe e të Vogël, Dubravën, Poklekun, Rrezallën, Izbicën, Gjakovën, Qyshkun, Qirezin e Likoshanin e shumë vende të tjera të Kosovës që ishin viktima të mbi 400 masakrave gjatë luftës së fundit të vitit 1998 dhe 1999”, ka thënë Kurti. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.