ARKATANA

Kurti: Greqia, afër njohjes së Kosovës

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Greqia është afër të të njohurit Kosovën.

Në një intervistë për mediumin polak “TVP World”, Kurti ka theksuar se Kosova po punon në planin diplomatik të saj për të arritur njohjen nga pesë vendet e mbetura të BE-së.

“Kemi punuar fuqishëm në aspektin diplomatik, që ato t’i bashkohen shumicës së vendeve të BE-së. Greqia është e para kur vie në radhën e vende për t’u afruar drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës’, ka theksuar Kurti.

Fundamenti

Ky i fundit ka deklaruar se Kosova ka aplikuar për pranim në Bashkimin Evropian dhjetorin e vitit që lamë pas pavarësisht faktit që nuk e njohin pesë vende të BE-së.

Kurti ka deklaruar se dëshira e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian nuk ushqehet vetëm nga interesat vetjake, por se dhe vet Kosova do të donte të kontribonte në BE.“E bëjmë për vendin tonë duke plotësuar vlerat, standardet dhe parimet, por në të njëjtën kohë, kemi nevojë për ndihmën e Bashkimit Evropian. Gjithëpërfshirja jonë në BE nuk i shërben vetëm interesit tonë sepse edhe ne duam të kontribuojmë”, ka deklaruar Kurti.

Ai tha gjithashtu se Kosova, duke pasur parasysh kostot e saj të ulëta të funksionimit për sa i përket marrjes me qira të lokaleve dhe fuqisë punëtore, mund të jetë një destinacion ideal për investitorët e huaj

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.