Hidromorava

Kurti ‘godet’ deputetët e ministrat: Jeni të shitur

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti gjatë seancës së sotme ku po diskutohet për të drejtat e punëtorëve në Kosovë, tha se deputetët e Kuvendin nuk po i japin shembull të mirë inspektorëve të punës, pasi që sipas tyre deputetët vet janë të shitur raporton “Zeri.info”.

“Kur ti kaq kollaj i shet kaq shpejt kaq shumë fabrika, nuk mund të thuash pastaj që u shit inspektori i punës, kur shitet deputeti e ministri pse nuk shitet inspektori i punës. Çfarë shembulli po i japin atyre ne”, ka pyetur Kurti.

Ai gjatë fjalimit të tij ka përmendur edhe privatizimin e kompanive e që sipas tij po bëhen nga politikanët e vendit.

HW

“Të drejtat e punëtorëve janë interes publik, por Kosovën e mbizotëron privatizimi. Sot bizneset kryesore i kanë politikanët. Shteti në Kosovë është shtet i kapur dhe i privatizuar nga kapësit e shtetit”, tha Kurti, raporton “Zeri.info”.

“Në Kosovë vetëm çdo i katërti qytetar i aftë për punë është i punësuar. Shkalla e punësisë në viteve të fundit ka rënë, rritja ekonomike në Kosovë është sasiore e jo cilësore, sepse nuk është e shoqëruar nga rritja sociale. Rritja ekonomike është parakusht e jo qëllim, por në Kosovë ajo u shpërben pak vetave e rrezikon demokracinë”, theksoi Kurti.

Sipas tij në Kosovë nuk mund të ketë progres pasi që nuk synohet një gjë e tillë. /ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.