Eko Higjiena

Kurti gjithmonë ka pasur shpërputhje – E bëri presidente atë që e votoi demarkacionin, për çka thoshte se është tradhti

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, tani opinioniste politike, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë nuk ka rëndësi që deklaratat e sotshme të Albin Kurtit për Asociacionin të jenë në shpërputhje, pasi që ai edhe më parë ka pasur deklarata të tilla, ku një presidente që e votoi demarkacionin ai e bëri presidente.

Në emisionin ‘Pressing’, derisa po diskutohej për presionin ndërkombëtar që po i bëhej Kurtit për Asociacionin, Kadaj Bujupi tha se nuk ka rëndësi që veprimet dhe deklaratat e Kurtit janë në shpërputhje.

Hidromorava

Ajo tha se Kurti në mbrëmje thotë se ata që e kanë votuar demarkacionin duhet të shkojnë në burg se kanë bërë tradhti kombëtare, të nesërmen një votuese të demarkacionit e bën presidente.“Pra s’ka rëndësi që veprimet dhe deklaratat e Kurtit janë në shpërputhje, psh: Në mbrëmje thotë ata që e kanë votuar demarkacionin duhet të shkojnë në burg, se kanë bërë tradhti kombëtare, të nesërmen një votuese të demarkacionit e bën presidente, tjetrën shefe të Grupit Parlamentar. Tash s’ka rëndësi që deklaratat e Kurtit janë në shpërputhje sepse Kurti kërkon që të përbrendsohet idea që gjithçka e gjithkush përreth tij çoftë afër tij apo kundërshtar i tij është çdoherë gabim krahasuar me të”, ka thënë Kadaj-Bujupi në T7.

Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që afati për targat nuk do të shtyhet, edhe përkundër thirrjeve të aleatëve ndërkombëtarë që një gjë e tillë të ndodh.

Kurti para mediave të martën, tha se Kosova e ka shtyrë afatin njëherë, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve serbë që në ditët e mbetura t’i konvertojnë tabelat ilegale në RKS.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.