Uji Dea

Kurti gjatë vizitës në Tetovë: Masat ndaj Kosovës duhet të largohen sa më parë, jemi konstruktivë

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Kurti në një intervistë për televizionin lokal të Tetovës, “TV Koha” ka thënë se vizita e tij në Komunën e Tetovës nuk është partiake, është kombëtare për të mirën e dy shteteve, për të mirën e qytetarëve në dy anët e shtetit, transmeton Telegrafi.

Ai tha se ka vlerësuar ftesën për vizitë në Maqedoninë e Veriut.

Kurti gjatë intervistës ka folur edhe për raportet e tij me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Ne kemi raporte korrekte, kemi raporte të mira, është çështje e përgjegjësive Kjo nuk do të thotë që nuk kritikohemi, kritikat janë pjesë e demokracisë. Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive shqiptare, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne”, tha ai.

Uji Dea

Sa i përket masave të vendosura nga BE për Kosovën, Kurti tha se ato duhet të hiqen sa më shpejtë, transmeton Telegrafi.

“Nuk e di se kur do të tërhiqen, besoj se duhet të hiqen sa më parë sepse Kosova është konstruktive, qeveria e Kosovës ka qenë kreative me ide dhe të përkushtuar në dialog, që ka rezultuar me marrëveshjen bazike. Me 27 shkurt ne në Bruksel e kemi realizuar marrëveshjen bazike, që është njohje reciproke de facto. Në marrëveshjen e Ohrit ia bashkëngjitëm edhe një aneks implementimi me 12 pika, por është Beogradi që e ka shkelur këtë. Ne kemi thënë le ta zbatojmë në plotni dhe pa kushte”, ka theksuar ai në një intervistë për televizionin lokal të Tetovës, “TV Koha”.

Kurti ka deklaruar se kundërshtimet për marrëveshjet nuk vinë nga Kosova, duke shtuar se edhe depërshkallëzimi në veri tashmë në masë të konsiderueshme ka ndodhur, e gatishmëri ka edhe për zgjedhje të parakohshme.

“Kam qenë shumë konstruktiv, kemi shprehur gatishmërinë tonë për të pasur mirëkuptim, por këtë nuk e kemi bërë nën kurrizin e kushtetushmërisë tonë. BE duhet ta vlerësojë e kuptojë. Duhet të përmirësohet qasja ndaj Kosovës dhe të ashpërsohet ndaj Serbisë”, u shpreh ai.

I pyetur nëse po mendon për hapjen e LVV-së në Maqedoninë e Veriut, Kurti tha se partia e tij gëzon mbështetje të madhe në këtë shtet. /Telegrafi/