Kurti: Fondi i Hashimit nuk është i zhvillimit ekonomik por i hajnisë

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë një konference për media, ka thënë se premtimet që po bëhen nga partitë politike janë vetëm premtime të kota.
Kurti tha se këto premtime që janë duke i bërë partitë politike, kanë pas mundësi t’i realizojnë por që nuk e kanë bërë deri me tani, duke shtuar se ato po deklarohen si parti të qendrës së djathtë për t’i hyrë në qef popullit.
Ndërkaq, duke folur për zhvillimin e fondi nga Partia Demokratike e Kosovës, ai tha se ku nuk është fond zhvillimor por fond i hajnisë.
Albin Kurti ju ka drejtuar edhe qytetarëve duke ju thënë nëse doni që gjërat mos të përsëriten dhe të ketë ndryshime fotone Lëvizjen Vetëvendosje.