United Hospital

Kurti flet për vendimet e Qeverisë: Do të angazhohemi për drejtësi, zhvillim ekonomik dhe marrëdhënie ndërkombëtare

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kryeministri i vendit Albin Kurti në llogarinë e tij në Instagram, ka treguar për vendimet që i ka ndërmarrë Qeveria në mbledhjen e pestë të saj.

Ai ka thënë se Qeveria po angazhohet për jetësimin sa më të mirë e përmbajtjesor të tri temave kryesore: drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ndalja e gjakderdhjes financiare

U anulua vendimi i Qeverisë së kaluar ku kompanisë “Bechtel-Enka” do t’i kalonin 50 milionë euro. Ka nevojë për kyçje e mbikalim në autostradën e mbyllur, por jo 50 milionë euro. Mundet ndryshe, më mirë e më lirë.

Eco Higjiena

Dy borde

Pas shkarkimit të tyre të mëhershëm, i emëruam bordet e përkohshme në Telekomin e Kosovës dhe Ndërmarrjen “Trepça” Sh.A. Këto dy borde të përkohshme, sipas ligjit për Ndërmarrjet Publike, do të jenë në funksion deri në ardhjen e një bordi të ri apo deri në mesnatën që bëhen gjashtë muaj prej ditës së hyrjes në fuqi të këtij ligji.

Sanksionet

Në listën e sanksioneve të OKB-së e BE-së ndodhet një kompani e cila ka eksportuar drejt vendit tonë dhe ku tash e tri javë po mbahet në Doganën e Kosovës. Kompanisë “Sabalan Company – Iran” e cila figuron si entitet nën sanksione si kompani mbulesë e “Shahid Hemat Industrial Group – SHIG”, me vendim unanim të Qeverisë së Republikës së Kosovës iu vendosen sanksione edhe për vendin tonë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.