UBT

Kurti flet për takimet me LDK-në, thotë se për ndarjen e ministrive do të merret vesh me Isa Mustafën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se më 6 tetor, qytetarët kanë vendosur për ndryshim politik. Ai tha se në bisedimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, për harmonizim të programit qeverisës janë kryer 80 përqind e saj, teksa ka shtuar se për ndarjen e ministrive do të zhvillojë takim me Isa Mustafë, transmeton Telegrafi.

“Ne për këto gjëra kemi mundur të flasim para 6 tetorit, në fakt edhe para 6 shtatorit kur kemi dorëzuar listat si subjekte të veçanta, mirëpo ky është verdikti i popullit ai që ka përcaktuar shumë gjëra. Ajo çfarë ne kemi bërë në ndërkohë është një kulturë e re e formimit të Qeverisë para se ta kemi kulturën e re qeverisëse. Kemi diskutuar për temat, për çështjet. Kemi harmonizuar programin e përbashkët qeverisës dhe kjo është kryer mbi masën 80 përqind, dhe unë jam shumë i lumtur për këtë gjë. Ka ngelur edhe pjesa tjetër që është ndarja e përgjegjësive, funksioneve, pozitave, pra ministrive bashkë me kryetarin e LDK-së, ne natyrisht që edhe do të takohemi dhe do të merremi vesh, sepse populli na i ka përcaktuar dhe përkufizuar një gjë të të tillë”, ka thënë Kurti para mediave.

ARKATANA

Kujtojmë se nga rezultatet përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159%, LDK 206 mijë e 458 vota apo 23,458%./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.