Hidromorava

Kurti flet për përbërjen e ardhshme të KPK-së: Ky është vetëm fillimi i reformës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri Albin Kurti i ka dhënë disa këshilla për përbërjen e ardhshme të Këshillit Prokurorial të Kosovës, e cila parashihet të ndryshohet me ndryshimin e ligjit për KPK-në, që sot u miratua në parim në Kuvend, raporton Gazeta Express.

Kurti ka shkruar në Facebook se ky projektligj është jetik për shtetin e së drejtës. Opozita i ka kritikuar ndryshimet në përzgjedhjen e anëtarëve të KPK-së, pasi sheh se ato do t’ia mundësojë politikës ta shtrijë dorën në sistemin prokurorial.

“Më në fund do të arrihet balanci ndërmjet anëtarëve të përzgjedhur prokurorë dhe atyre jo prokurorë. Në këtë mënyrë, ligji i ri do të zhvendosë diskutimin e takimeve të KPK-së nga interesat vetanake të prokurorëve, tek interesat që kanë në fokus fuqizimin e sistemit prokurorial, veprimin energjik të prokurorëve dhe aktakuzat e fuqishme të cilat nuk mundësojnë lirimin e kriminelëve me kusht por sigurojnë zbatimin e ligjit për kategori të tilla”, shkroi ai.

Kryeministri tha se përbërja e ardhshme e KPK-së ka “përgjegjësi të madhe e unike”.

FIDANISHTJA

“Përbërja e ardhshme e Këshillit Prokurorial ka përgjegjësi të madhe e unike – të tregojë se nga reforma e filluar mund të kontribuojë dukshëm në fuqizimin e sundimit të ligjit, të dëshmojë partneritet e bashkëpunim ndërinstitucional në çështjet e rëndësishme për vendin, duke mos tentuar të arsyetojë mosveprimin me pavarësi të sistemit gjyqësor por të dëshmojë pavarësinë në ushtrimin e detyrave të përcaktuara me ligj”, shkroi Kurti.

Ai tha se ky projektligj “do të ngritë pashmangshëm llogaridhënien dhe transparencën në sistemin prokurorial” veti këto që se kanë munguar brenda sistemit të drejtësisë.

“Ky është vetëm fillimi i reformës”, shrkoi Kurti.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.