ARKATANA

Kurti flet për marrëveshjet që u nënshkruan me Maqedoninë e Veriut

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se marrëveshjet e nënshkruara sot ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e parë të dy qeverive, do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të të dyja vendeve.

Si më të rëndësishëm ai e cilësoi marrëveshjen SOBA, e cila rregullon statusin e Forcave të Sigurisë së Kosovës që mundëson hyrjen dhe daljen, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të FSK-së në territorin e Maqedonisë e Veriut.“Kjo do të jetë e dobishme për të dy shtetet pasi siç kemi parë edhe këtë vit, FSK përtej të qenit partner e aleat i rëndësishëm ushtarak, mund të ndihmojë qytetarët edhe në operacione të shpëtimit”, ka shkruar Kurti.“Si dy shtete demokratike ne ndajmë aspirata të përbashkëta për integrim në Bashkim Evropian, sikurse ndajmë edhe përkushtimin për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin, padrejtësitë dhe pabarazitë në të dy anët e kufirit. Kjo mbledhje e parë është shprehje e vullnetit për të shënuar një etapë më intensive të bashkëpunimit të ndërsjellë por edhe shprehje e vlerësimit për marrëdhëniet tona të mira fqinjësore”.

GRANDEMALL

Kurti ka falënderuar homologun Zoran Zaev për mikpritjen tha tha se do ta ketë nderin që në mbledhjen e ardhshme të dy qeverive ta presë në Prishtinë.Në mbledhjen e sotme ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut u nënshkruan 11 marrëveshje bashkëpunimi për mërgatën, turizmin, energjinë, ekonominë, ndërmarrësinë e inovacionin, sigurinë, transportin dhe bashkëpunimin ndërkufitar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.