ARKATANA

Kurti flet pas takimit me Macron: Nuk morëm premtim për liberalizimin e vizave

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, janë takuar sot në Pallatin Elysee në Paris. Pas takimit kryeministri Kurti në një intervistë për televizionin publik, ka thënë se nuk kanë marrë ndonjë premtim nga Franca për heqjen e vizave për kosovarët.

Kurti tha se në këtë takim kanë biseduar për dialogun me Serbinë, liberalizimin e vizave dhe për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme.

Kryeministri i Kosovës tha se Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe se sovraniteti i shtetit tonë nuk është temë diskutimi.

“Pavarësia e Kosovës, integriteti territorial dhe sovraniteti nuk do të negociohen. Me Serbinë mund të diskutojmë për statusin e marrëdhënieve tona e jo për statusin e Kosovës. Vendimi i GJND-së ka hequr çdo dilemë për ligjshmërinë e Pavarësisë së Kosovës”.

Kurti thotë se i ka shprehur Macronit zotimin se demokratizimi i Kosovës nuk ka alternativë.

Hidromorava

Duke folur për vizat, Kurti thotë se është trajtuar edhe kjo çështje.

“Sigurisht që qytetarët e Republikës së Kosovës janë të interesuar për liberalizimin e vizave dhe është e padrejtë që Kosova pas plotësimit të të gjitha kritereve, 95 sosh, ende nuk e ka të hequr regjimin e vizave. Më 18 korrik bëhen tri vjet prej se Komisioni Evropian ka thënë se Kosovës duhet t’i hiqet regjimi i vizave. Në vizitën tonë kjo temë është trajtuar. Unë jam i bindur që ata e kanë marrë mesazhin tonë, por s’ka zotim nga ana e tyre që do të ketë heqje të regjimit të vizave”.

Ai tja se kishte takim mes ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe kolegut të tij francez, i cili takim u përqendrua në aspektet teknike të sundimit të ligjit.

“Kishim takim mes Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe kolegut të tij francez Darmien, i cili u përqendrua në aspektet teknike të sundimit të ligjit. Gjatë këtyre muajve ne kemi luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, ka luftim të suksesshëm të trafiqeve në bashkëpunim me SHNA, Shqipërinë dhe Italinë, si dhe drastikisht ka rënë numri i migrimeve. Mbase mund të shpresojmë që sado pak kjo vizitë ka ndikuar që Franca ta eliminojë skepticizmin, por s’mund të them se morëm premtim. Duhet të punojmë me Holandën. Shpresojmë se nuk ka edhe vende tjera kundërshtuese. Shpresojmë edhe të miqtë tonë në BE se në fund kjo padrejtësi do të përfundojë”, tha ndër të tjera kryeministri Kurti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.