Mobi Casa

Kurti flet pas takimit me Lajçakun: Dialogu nuk është prioriteti i parë as i dytë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, duke folur pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë.

Kurti ka thënë se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë.

Lideri i LVV tha se Lajçak e ka informuar me procesin e dialogut në përgjithësi.

“Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19, dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, ka thënë Kurti, përcjell Klan Kosova.

Hidromorava

Kurti është pyetur nëse dialogu me Serbinë do të jetë prioritet i tij i parë, kur ai të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”,tha Kurti.

Ai ka mohuar të ketë diskutuar për çështjen e hartës së BE-së, e cila e shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë

Ndryshe, Mirosllav Lajçak të martën në mëngjes do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmanin. Pas takimit, do të mbahet një konferencë për media në hollin e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.