ARKATANA

Kurti flet në telefon me Macronin, e falënderon për deklaratën franko-gjermane kundër mocionit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Francës, Emannuel Macron me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale lidhur me koronavirusin, si dhe për atë politike.

Sipas njoftimit për media, Kurti e ka falënderuar fillimisht presidentin francez për mbështetjen që kanë dhënë për Kosovën në luftën kundër koronavirusit.

“Më së pari, z. Kurti e falënderoi Presidentin dhe qeverinë franceze për mbështetjen që i kanë dhënë Franca dhe Bashkimi Evropian Kosovës në luftën kundër COVID-19. Ndihma evropiane e caktuar për Kosovën filloi me 5 millionë euro dhe do të ka kap vlerën e përgjithshme prej 68 milionë eurosh. Z. Kurti e informoi presidentin Macron për masat e marra prej Qeverisë dhe rezultatet. Beteja kundër virusit COVID-19 mbetet prioritet i drejtpërdrejtë i Qeverisë në detyrë”, shkruhet në njoftim.

Gjithashtu, bëhet e ditur se Kurti ka diskutuar me Macron edhe për deklaratën e përbashkët franko-gjermane lidhur me mocionin, derisa, ka përsëritur se janë kundër krijimit të qeverisë së re pa shkuar në zgjedhje.

Mobi Casa

“Çdo përpjekje tjetër për të prodhuar ndryshe ndonjë qeveri në gjendjen aktuale të gjërave do të kalojë përmes udhëve antikushtetuese. Zgjedhjet e reja politike janë të mundshme vetëm pas zgjidhjes së krizës shëndetësore. Nga ana e tij, Presidenti francez shprehu aprovimin për trajtimin e krizës shëndetësore prej qeverisë kosovare”, thuhet në komunikatë.

Macron dhe Kurti kanë diskutuar edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Më pas, Presidenti francez dhe Kryeministri folën për dialogun dhe angazhimin përkatës për një përgatitje të vërtetë dhe për një pjesëmarrje të vërtetë të palëve në këtë dialog. Në këtë perspektivë, presidenti Macron shprehu mbështetjen e tij për rifillimin e qarkullimit të mallrave mes Kosovës dhe Serbisë. Ai premtoi rritjen e rolit të Francës dhe të atij vetë në lehtësimin e dialogut. Ky do të jetë, sipas tij, edhe synimi i samitit të Parisit për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, samit i organizuar nën drejtimin e Francës dhe Gjermanisë, me Bashkimin Evropian, sapo të krijohen kushtet e duhura.

Kryeministri në detyrë Kurti premtoi, nga njëra anë, se Evropa nuk do të ketë kurrë surpriza, ngaqë qeveria e tij sheh në zbatimin e reciprocitetit zbatimin efektiv edhe të asaj çka përmbahet në marrëveshjet e Brukselit, dhe gjithashtu realizimin e premtimeve të bëra para zgjedhësve. Nga ana tjetër, ai nënvizoi faktin se efektiviteti i dialogut varet nga pjesëmarrja e Evropës. Evropa nuk mund të zëvendësohet nga ndonjë kontinent tjetër, dhe as Franca nga ndonjë shtet tjetër. Evropa është edhe mjedisi edhe perspektiva e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruhet në njoftim./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.